Miroslav Lajçak po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai një ditë më parë është takuar me kreministrin Albin Kurti. Kurse, sot ka zhvilluar takim me kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe kryetarët e partive opozitare.
Ai u takua edhe me përfaqësues të AAK-së, Besnik Tahirin.
Tahiri përmes një shkrimi në Facebook, ka theksuar se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës dialogu dhe kjo nënkupton edhe paqe edhe integrim evropian.
“Futja e dialogut, në tema sikurse ajo e arkivave të UÇK-së është gabim”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Postimi në Facebook:
Në takim me Miroslav Lajçak, të deleguarin e BE-së për dialogun, në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, prezantova disa qëndrime. Fillimisht theksova se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqe edhe integrim evropian.
Dialogu nuk ka alternativë sikurse, që nuk ka kuptim stërzgjatja e procesit pa rezultate të qarta që çojnë drejt njohjes. Futja e dialogut, në tema sikurse ajo e arkivave të UÇK-së është gabim. Kërkova që për këtë temë të ketë sqarim të saktë dhe mos të lejohet manipulim në diskurs publik.