Kryetari i Vushtrrisë, dhe kandidati edhe për një mandat nga LDK, Xhafer Tahiri ka vizituar lagjen e kandidatit për asambleist, Ramadan Parduzi.
“Në këtë lagje kemi përfunduar qerdhen nr.3, palestrën shkollore e shumë projekte tjera që e kanë ndryshuar këtë lagje” ka shkruar Tahiri në facebook.
Postimi i plotë:
Në rrethin familjar të Prof. Ramadan Parduzi, asambleistit tonë me nr. 25 e me respektim maksimal të masave nga IKSHPK, prezentuam programin tonë Vushtrria për të gjithë.
Në këtë lagje kemi përfunduar qerdhen nr.3, palestrën shkollore e shumë projekte tjera që e kanë ndryshuar këtë lagje.
Përkrahja në qytet për vazhdimin e ndryshimit është e madhe prandaj presim fitore të madhe!