Në Kosovë po vazhdojnë të jenë në fuqi masa të ashpra restriktive ani pse rastet me COVID-19 kanë rënë ndjeshëm.
Aktualisht, në vend janë edhe 13 mijë e 473 raste aktive me koronavirus.
Në total, në Kosovë janë administruar mbi 1 milion e 110 mijë doza të vaksinës.
Ndërkaq, të imunizuar me dy doza janë 399 mijë e 341 qytetarë.
Nga data 26, në Kosovë pritet të ketë lehtësim të masave, teksa MSH pritet që në ditët në vijim të jap detaje në lidhje me to.