Të mërkurën ka filluar gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë.
Prokurori i Specializuar ka thënë se viktimat e tij kanë qenë të gjithë shqiptarë dhe se kanë qenë pjesë e LDK-së.
Pas kësaj ka reaguar profesori Binak Maxharraj.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky është vetëm fillimi, derisa ka shkruar se fantazmës SHIK më në fund iu heq maska, përcjell Bota sot.
“Më në fund fantazmës SHIK iu heq maska. Ajo se çka ndodhi dje ne Hagë në gjykimin e Sali Mustafës është vetëm fillimi”, ka shkruar ai.