Kurti: Nga 1 tetori arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë

Aktuale

Kurti: Nga 1 tetori arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 13:29
Nagavci dhe Kurti

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka bërë të ditur se nga 1 tetori i këtij viti të gjithë ata që duan në studiojnë në universitet publike, studimet u ofrohen pa pagesë.

“Javën tjetër bëhen gjashtë muaj që jemi në detyrë dhe po realizojmë dy prej zotimeve tona kryesore, dhe filluam me zbatimin e masës 3.5 për mbështetje për lehonat dhe shtesat për fëmijë mbi 13 mijë aplikime janë regjistruar dhe mbi 11 mijë për lehonat 1 679 shtesa për fëmijë, sot po marrim një zotim tjetër”.

“E drejta për arsim është e drejtë e secilit dhe arsimi publik në të gjitha nivelet duhet të jetë falas, dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, duhet të kenë qasje të barabartë në arsim cilësor, nga 1 tetori i këtij viti  arsim i lartë publik në Kosovë do të jetë falas në bachelor dhe master ndërsa për doktorantët do të jetë i lehtësues.

Do të ketë përfitime edhe për studentët që vijnë nga vendet e rajonit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat