Të hënën Kuvendi mban seancë plenare, në rend dite bordi i RTK-së

Aktuale

Të hënën Kuvendi mban seancë plenare, në rend dite bordi i RTK-së

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 16:19
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbaj seancë plenare, e ku në rendë ditës do të jenë gjashtë pika.

Në këtë seancë do të votohet edhe formimi i komisionit Ad-hoc, përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Rendi i ditës:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat