Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i AAK’së, në emisionin DPT te Fidani, ka sfiduar ministrat Hekuran Murati dhe Liburn Aliun.
Lekaj foli lidhur me autostradën Kievë – Zahaq, ku tha se nuk ka pasur asnjë shpronësim të tokave.
Madje Lekaj i sfidoi ministrat duke thënë le ta nxjerrin vetëm një faturë të shpronësimit si argument.
“Po e sfidoj Muratin dhe Aliun, le ta ia prezantojë qytetarëve një faturë që ka përfunduar pagesa e shpronësimit, atëherë ne jemi duke e mashtruar opinionin”, është shprehur Lekaj.
“Asnjë pagesë për asnjë pronë nuk është bo për autostrdën Kievë – Zahaq”, shtoi Lekaj.
Tutje, ish-ministri tha se është i gatshëm të ballafaqohet me këto lidhur me këtë çështje.
“I gatshëm jam të ballafaqohem me të kudo”, shtoi Lekaj.