Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se slogani për zgjedhjet lokale të 17 tetorti ëshë “Bashkë Qeverisim”.
VV tha se punën që e filluan me qeverinë, do ta vazhdojnë me komunat.
“Bashkë Qeverisim drejt zhvillimit, drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë. Bashkë Qeverisim sepse punën që e filluam me qeverinë po e vazhdojmë me komunat, sepse kryeministrin që e kemi në qendër e kemi në secilin pjesë të vendit me ju e pranë kandidatëve tanë që garojnë në këto zgjedhje”, thuhej në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Bashkë Qeverisim drejt zhvillimit, drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë. Bashkë Qeverisim sepse punën që e filluam me qeverinë po e vazhdojmë me komunat, sepse kryeministrin që e kemi në qendër e kemi në secilin pjesë të vendit me ju e pranë kandidatëve tanë që garojnë në këto zgjedhje. Për qeverisjen lokale me program modernizues, të ndershëm e humanist që ju do e jetësoni duke mbështetur kandidatë tanë me 17 tetor! 144 është numri i komunës, 144 është numri i Bashkë Qeverisjes!