(E plotësuar 17:41) - Një pjesëtar i Policisë në Podujevë ka ndërruar jetë sot në vendin e punës, në qendrën e vaksinimit në shkollën “Xheladin Rekaliu”, i cili po mirëmbante rendin në këtë qendër.
Mësohet, ai ka pësuar arrest kardiak, me ç ’rast edhe ka ndërruar jetë.
Portali mëson se pjesëtari i Policisë së Kosovës që vdiq në vendin e punës është Mustafë Mehmeti.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/19/auto_ssd1632066304.jpg)
***
Gjatë ditës së sotme ka vdekur një polic i Kosovës.
Media mëson se i ndjeri është M.M, 1958.
Ai vdiq derisa ishte në vendin e punës.
Sipas informacioneve që ka Klankosova.tv ai ishte duke ruajtur në Qendrën e Vaksinimit në Podujevë.
Dyshohet se si shkak i vdekjes ishte sulmi në zemër.
Media do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.