Mbrëmjen e sotme u raportua se, në Zubin Potok ka pasur të shtëna me armë zjarri ku u tha se plumbat janë shkrepur në drejtim të policëve të Kosovës.
Por të gjitha këto i ka mohuar Branislav Radovic, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut.
Ai u shpreh se lajmi i publikuar nga disa media është i pavërtetë.
“Me të marrë lajmin kemi verfiku dhe kemi kontaktu të gjitha stacionet policore në veri dhe askund nuk ka pasur të shtëna me armë“, u shpreh ai.