Profesori universitar dhe analisti politik, Rrahman Paçarizi, e ka përshëndetur veprimin e Qeverisë që në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, morën aksionin në veri për të ndaluar hyrjen e veturave me targa serbe në Kosovë.
Paçarizi thotë se ky tash është reciprocitet, për të cilin thotë se ka qenë një hap i domosdoshëm.
Sipas tij, ky është vendim i mirë i Qeverisë.
Reagimi i plotë:
EH, KY TASH ESHTE RECIPROCITET
Reciprociteti nuk shpallet. Reciprociteti është implementim i ligjeve dhe marrëveshjeve. Ky ka qenë një hap i domosdoshëm, pavarësisht se a sjell pikë në fushatë a jo. Në fund të fundit, fushata bëhet duke bërë punë, të mira a të këqija.
Ky është vendim i mirë i qeverisë.