Për aksionin e Policisë së Kosovës, në veri ku po parandalojnë veturat me targa serbe për të hyrë në Kosovë, ka reaguar edhe deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli.
Avdyli përmes një postimi në Facebook, thotë se s’ka më tabela Proba për shqiptarët e Kosovës.
Avdyli shprehet se, mjaftë ka kullotë Serbia për 10 vite nga marrëveshja e dëmshme.
Ai shkruan se po vazhdojnë të ndreqin atë që e shkatërruar për 20 vite.
Postimi i plotë:
S’ka më tabela Proba për Kosovarët. Mjaft Serbia e ka kullotë për 10 vite nga marrëveshjet e dëmshme të e djemve joproblematik.
Ne do jemi djem problematik që nuk iu hymë në hak askujt, por edhe do respektojmë veten.
Vazhdojmë të ndreqim atë që e shkatërruan për 20 vite.