Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, ka reaguar ndaj deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili e ka quajtur hero ish presidentin Thaçi dhe ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, familja ka thënë se Tahiri po merret me shpifjet që i ka gatuar Thaçi që 20 vite, ndaj Kurtit dhe se ky i fundit e mban në xhep të vogël Tahirin bashkë me shefat e tij, sa i përket patriotizmit, përcjell Bota sot.
Këtë ata e kanë quajtur mjerim, derisa e kanë pyetur Abelard Tahirin se a është takuar me komandat gjarprin dhe a po lirohet që të mbrohet në liri e po ashtu të tregojë pse po hetohet Thaçi nga prokurorët e Hagës.
Postimi i tij i plotë:
Abelard Tahiri merret me shpifjet të cilat i ka gatuar Hashim Thaçi tash e 20 vite, ndaj Kryeministrit Kurti...!
Sa për patriotizëm, Albin Kurti i mban në xhep te voëel Abelardin me gjithë shefa...
Është mjerim klasik kur në parlamentin e Kosovës sheh njeriu; Abelard Tahirin që merret me Kryeministrin Kurti sipas porosisë në variantin e gjarpnit, kjo mënyrë e të bërit politikë e ka shndërruar PDK-në në partiçkë e cila pas zgjedhjeve as partiçkë nuk do të mbetet më...
Abelard Tahiri duhet të na tregojë si kaloi në Hagë para ca ditësh?
Duhet të na rrëfejë a është takuar me komandant Gjarprin dhe a din a po lirohet që të 'mbrohet ' në liri se sipas telallëvve të Thaçit, ai është liruar gjer më tani nja 5 herë...!
Dhe për fund..
Le të na tregojë Abelard Tahiri pse po hetohet nga prokurorët e Hagës?