Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka paralajmëruar se komuna e Mitrovicës do të bëhet me kryetar legjendar.
Përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, Bajqinovci ka publikuar një fotografi i ulur bashkë me kryetarin aktual, njëherish kandidatin për kryetar të Mitrovicës nga radhët e VV-së, Agim Bahtirin, për të cilin shkruan se nga viti 2013 i la mbrapa të gjithë, e sipas tij e njëjta do të ndodhë edhe me 17 tetor.
“Me kryetarin e pakontestueshëm të Mitrovicës, i cili nga viti 2013 i la mbrapa të gjithë.
E njejta do të ndodh edhe me 17 tetor. Kur e fiton mandatin e tretë, bëhesh kryetar legjendar, i tillë është Agim Bahtiri”, ka shkruar Bajqinovci.