Analisti politik, Krenar Shala, ka reaguar ndaj BE-së për deklaratat e tyre në raport me Kosovën dhe Serbinë.
Shala i quan deklarata ‘palidhje’ atë që BE kërkoi për uljen e tensioneve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Shala thotë se BE duhet me qenë më parimore dhe me e mbajt anën e drejt, pasi që, vendosja e masave të reciprocitetit për targat parashihet në marrëveshjen e Brukselit.
Ai madje thotë se me këtë trend të bisedimeve të udhëhequra nga BE-ja, procesi mundet me zgjat 1 shekull.
Postimi i plotë:
BE, në vend të deklaratave palidhje si: "Serbia dhe Kosova t'i ulin tensionet", duhet me qenë ma parimore edhe me e mbajtë anën e drejtë; vendosja e masave reciproke për targat e automjeteve parashihet edhe me marrëveshjen e Brukselit.
Duhet poashtu me e theksu, në vend të këtyre reagimeve pa kurrfarë sensi, që Serbia duhet me i leju automjetet të lëvizin lirshëm me targa RKS në territorin e Serbisë.
Sepse, kështu, me këtë qasje të mirëmbajtjes së doktrinës së stabilokracisë, BE-ja po na e ridëshmon që nuk është ndërmjetësues i besushëm që mundet me e qu deri në fund normalizimin e plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Arritjet e dialogut Kosovë-Serbi, në këto 10 vite, kanë qenë shumë të vogla. Me këtë trend të bisedimeve të udhëhequra nga BE-ja, procesi mundet me zgjatë edhe 1 shekull.