Misioni i BE -së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) po ndjek nga afër zhvillimet aktuale në vendkalimet e përbashkëta në Veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit.
EULEX për Tanjug u shpreh se është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe KFOR –in.
"Ekipet mbështetëse të dialogut të EULEX -it tashmë kanë vizituar kalimet Mutivode, Merdare, Bërnjak dhe Konçul, dhe ata po planifikojnë të vizitojnë edhe dy vendkalime kufitare," thuhej në reagim në EULEX-it, përcjell "Bota sot".
Misioni kujton se ai nuk ka mandat për të marrë vendime lidhur me aksionet e Policisë së Kosovës.
"Njësia e formuar e policisë EULEX po kryen patrulla zbulimi në veri të Kosovës dhe është gati të veprojë në rast sigurie, nëse kërkohet nga policia e Kosovës," tha shërbimi për shtyp i EULEX -it në një deklaratë.