Pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri, ku po ndalojnë futjen e veturave me tabela serbe në Kosovë, ka reaguar edhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Miftari i cili ishte epror i lartë i UÇK-së në luftën e Kosovës, thotë se ky aksion është shumë i qëlluar, pasi që Kosova është shtet dhe jo krahinë serbe.
Miftari ka një lutje edhe për policinë e Kosovës, që të kenë kujdes nga armët që përdorin serbët, pasi që autoblindat e Kosovës, nuk mund t’i mbrojnë.
Postimi i plotë:
Ndalimi i tabelave serbe hap i vonuar, por shumë i qëlluar. Kosova është shtet jo krahinë Serbe!
Nëse keqësohet gjendja në veriun e Kosovës, lus ish kolegët pjesëtarët e ROSU dhe FIT-it të kenë kujdes nga armët që janë në duart e terroristëve Serbë në veri, sidomos kujdes nga RPGJ që qeveria Serbe para dy muajve ua ndau sistemeve të veta paramilitare dhe bandave Serbe në veriun e Kosovës!
Autoblindat nuk ju mbrojnë nga këto RPGJ qe fatkeqësisht në shpërndarjen e tyre merrnin pjesë edhe eprorë e policë Serb që janë në policin e Kosovës në veri dhe paguhen nga Kosova!