Politikanja serbe, Rada Trajkoviç i ka reaguar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në një reagim në twitter, ku ai ishte ankuar për fillimin e zbatimit të reciprocitetit për automjetet që vijnë nga Serbia.
Trajkoviç i ka shkruar Vuçiqit se kjo që ka ndodhur sot është pjesë e marrëveshjes për tabelat që kishte afat 5 vjet dhe të njëjtës i ka kaluar afati tash.
“Në vitin 2016 keni nënshkruar një marrëveshje për tabelat me afat skadimi për pesë vite, së cilës sapo i ka kaluar afati. Kjo marrëveshje u nënshkrua si pjesë e negociatave të Brukselit, rezultatet e të cilave ju i zbatoni në mënyrë jo transparente që nga viti 2013, përmes elementëve kriminale në terren dhe Listës suaj ‘satelitore’ politike Srpska”, i ka shkruar Trajkoviç, Vuqicit në Twitter.
sot ka nisur zbatimi i masës së reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë, ku çdo automjet që hyn në Kosovë duhet ta mbajë një targë të përkohshme RKS.