Situata afër vendkalimit kufitar në Jarinje ka filluar të tensionohet. Serbët atje po vazhdojnë të mbajnë rrugën e bllokuar.
Tani ata kanë filluar edhe të vendosin tenda për t’u strehuar pasi në atë zonë kanë filluar reshjet e shiut.
Këto veprime të serbëve vijnë si shenjë paknaqësie pasi Kosova sot filloi zbatimin për pajisje me targa të përkohshme të automjeteve që mbajnë targa të Serbisë.
