Shefi i kabinetit të presidencës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq, se pas reciprocitetit të targave nuk ka kuptim dialogu.
Vela në një postim në Twitter u shpreh se presidentit Vuçiq nuk i interesojnë qytetarët serbë, por territori i Veriut të Kosovës.
“Synimet e vërteta të Vuçiqit janë të lidhura me territorin e veriut të Kosovës dhe zbatimin e rregullave të ndryshme. Pozicioni i Serbisë është kundër parimit të dialogut të zhvilluar përmes BE –së”, deklaroi Vela, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Synimet e vërteta të Vuçiqit janë të lidhura me territorin e veriut të Kosovës dhe zbatimin e rregullave të ndryshme, dhe jo për mirëqenien e ndonjë qytetari, qofshin ata serbë të Kosovës. Pozicioni i Serbisë është kundër parimit të dialogut të zhvilluar përmes BE –së.