Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vlerëson se qëndrimet politike rreth cështjes së tagrave kanë qëllim që shpërndajnë panik dhe frikë
Ai përmes një postimi në Twitter, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të mos i bllokojnë rrugët.
“Serbët e Kosovës janë plotësisht të lirë që të lëvizin dhe janë të sigurt e të mbrojtur me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, ka thënë Sveçla.
“Qëndrimet politike rreth tagrave të përkohshme të veturave kanë për qëllim shpërndarjen e panikut dhe frikës. Thërras qytetarët që të mos i bllokojnë rrugët dhe të mos vendosin pengesa”.