Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi përsëri ka reaguar pas ngjarjeve të djeshme në veriun e Kosovës, ku po ndalohet veturat me targa serbe të futën në Kosovë.
Lajçi përmes një postimi në facebook, gjithashtu ka reaguar edhe për sancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku pati përplasje ndërmjet deputetëve të opozitës dhe Qeverisë.
Lajçi shkruan se dje e ka pa frikën në sytë e atyre që sipas tij, i kanë mbushur xhepat me hajni.
“Pse policia speciale n'kufi?
Çasht ky film? Ky shou me tabela?
Ti s'ishe UÇK!”, citon Lajçi pyetjet e djeshmë në Kuvendin e Kosovës.
Lexojeni reagimin e plotë:
Për Kuvend janë gratë. Mos folni!
Tirqit ma s'i veshi! S'e luej rolin e Isa Boletinit ma! Se dje dëgjova pyetje inferioriteti n'Kuvend. Pashë frikë n'sytë e atyne që i kanë mbushë xhepat hajni!.
Pse policia speciale n'kufi?
Çasht ky film? Ky shou me tabela?
Ti s'ishe UÇK!
E kam ditë se kur ta shohin shqiptarin me tirq e plis tue kalua Ibrin, kanë me thirrë: Ndaleni të çmendunin, se s'duem luftë ma! S'e duem Bislim Bajgorën n'Shalë!
Por pse lepuri iu hyn n'bark nga policia e vet që duel n'kufi, ket s'e kisha kujtua!
Po i bimë trup. Po e çelim thesin e poshtërsive, t'rrenave, t'folklorizmit patriotik!
Boll e keni tjerrë leshin tonë tue i trashë qafat tueja. Tash tjerreni leshin tuej, n'iu pastë mbetë kund mbas veshit e thurni çerdhe strehimi!
Ju e këta, paguet rrymë për serbet n'veri tash e njizet vjet, e neve për 20 euro borxh, na i këputet telat!
Sot talleni herë me vetën herë me Hetën!
E mshefni kokërrën herë n'xhepin tuej herë n'kapuçin e huej!
Marri iu qoftë!
N’furkën time po e ve shllungën e po i tjerri t'zezat tueja!
E keni lavrua tokën gratçore dy herë n'vit. I keni nda fitimet e rrugëve që trupuen arave tueja e përfunduen n'bjeshkë! Harruet se ato i niset me kalua kufinin!
Tash s’po iu pyes ma, as s’po iu pres. Po prejë gjanë me gërshanë. Po iu fus shoq përmbi shoq n'srajcën e gabelit, deri t'ma çelni kufinin që e mbyllet n'Çakorr. Deri t'ma çoni rrugën e Kozhnjerit n'Plavë! Deri t'ma çelni tunelin për Rozhajë e Tetovë!
Mos i fërkoni duert ju që kërkuet reciprocitet,barazi, se nuk përseritet ai viti kur ia batë hilen e ia vutë ndërskamcën.
Trimat janë për kufijë e për Kuvend janë gratë.
Mos folni n'ditën e parë të vjeshtës, se bie brymë e digjeni!
21. 09. 2021