23 vite më parë, është vrarë në pritë në Tiranë, koloneli dhe ministri i Parë i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.
Për vrasjen e tij kemi shumë persona të akuzuar, mirëpo drejtësia deri tash nuk ka zbuluar asgjë.
Familjari i Ahmetit, publicisti Sefedin Krasniqi, ka rrëfyer një bisedë të cilën e kanë zhvilluar në vitin 1996.
Sefedini tregon se kanë biseduar për kazermën e JNA-s në Pejë, ku Ahmeti ka thënë se amerikanët po i propozojnë të marrëin atë.
Sipas Sefës, Ahmeti ka thënë se ai me brigadat e tij, duhet të simulojnë një sulm dhe ata do të ia lironin pastaj.
Aimetit tuje është shprehur se nëse e lejojnë të fortit të armatoës, ai di, mundet dhe guxon të çlirojë Kosovën.
Postimi i plotë i Sefedin Krasniqit:
Kujtimi për ty mbetet i freskët edhe pas 23 viteve nga vrasja mizore që tu organizua në qendër të Tiranës.
Krenar për vepren tënde dhe rrezikun që more mbi vete për çlirimin e Kosovës, e cila ende po rropatet me ndërtimin e shtetësisë, sepse siç thoje ti, Kosovën duhet ta clirojmë vetë, përndryshe ku nuk shkel çizmja e çlirimtarit për atdhe, të huajt ta zbathin kur të donë.
Këtë ma pate thënë kur folem për kazermën e JNA-s në Pejë…
Rrefimi yt ishte:
- Amerikanët po më propozojnë ta marrin kazermën e Pejës dhe me brigadatë e mia të simuloj një sulm dhe ata do të na e lironin kazermën.
- Edhe? Çka po pret? -të pyeta!
- Hemmm, vetëm ku e çliron vetë, pa sulme simuluese, është e jota, përndryshe, ta zbathin çizmen kur të donë.
- Atëherë?
- Nuk di çfarë do të ndodh, por çlirimin e Kosovës nga vetë shqiptarët, nuk po e do askush nga të medhenjtë, nga të fortit.
- Po ne s’jemi të zotet ta clirojme vete, fola unë, si nëpër gjumë.
- Po, ma ktheve Bacë! Vetëm të më lejojne të FORTIT të armatosem, unë di, mundem dhe guxoj ta clirojë Kosoven me ushtarët shqiptarë, të cilët janë shumë të motivuar…
- Po nëse nuk të lejohet?
- E kam planin B (për të cilin do të shkruaj në një për vjetor tjetër).
SK