Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas zbatimit të reciprocitetit për targat, dje nga Kosova.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe ka dënuar reagimin destabilizues të serbomadhit Vuçiq dhe heshtjen e argatit të tij në Tiranë, Zografi bis ndaj qëndrimit të padronit të tij Vuçiq, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Kosova vendosi dje reciprocitetin me Serbinë.
Të dashur miq, Republika e Kosovës vendosi dje reciprocitetin me Serbinë d.m.th makinat me targa serbe që hynë në Kosovë detyrohen të vendosin në targë të përkohshme me afat skadimi 60 ditor që kushton euro 5 njëlloj sikundër Beogradi detyronte makinat e Kosovës që kalojnë në territorin e Serbisë.
Pas kësaj mase reciprociteti të imponuar nga diskriminimi që Beogradi u bënte makinave me targë të Kosovës që udhëtonin në territorin e Serbisë, serbët në Veri të Kosovës me urdhër të Beogradit reaguan me bllokimin e rrugëve të cilat i çbllokoi policia e Kosovës.
Përshëndes këtë masë të qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit midis vendeve të barabarta dhe dënoj reagimin destabilizues të serbomadhit Vuçiq dhe heshtjen e argatit të tij në Tiranë, Zografi bis ndaj qëndrimit të padronit të tij Vuçiq. sb