Reagime të shumta ka pasur që nga dje për vendosjen e reciprocitetit për targat.
Por, për këtë nuk ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjendet për vizitë në SHBA.
Lidhur me këtë ka reaguar analisti Imer Mushkolaj, i cili ka ironizuar me mos reagimin e Ramës, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po të ishte Rama në Shqipëri, edhe ai si Vuçiq do të kërkonte tërheqjen e policisë së Kosovës nga veriu.
“Edi Rama veç ka qëllu n'Amerikë, se pa kërku, si Vuçiqi, tërheqjen e policisë së Kosovës prej veriut kurrë s'e kish lanë”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook./BS/