Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave ndaj Serbisë.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Twitter e mbështeti vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Mirëpo, kryeministri shqiptar kërkoi që të shmanget ngrirja e konfliktit, siç ndodhi me takën 100%.
“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%). Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, shkruan Rama në Twitter.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/21/auto_01632235731.png)