Disa pamje të arritura në redaksi, tregojnë provokime serbe ndaj Policisë së Kosovës gjatë veprimeve në veri të Mitrovicës.
Aty në gjuhën serbe, dëgjohen thirrje madje duke ofenduar zyrtarët e njësive të policisë kosovare, kinse nuk kanë mësuar si të përdorin armët.
”Nuk duhet t’i vesh dy karikatorë në armë Gorane, shihe Rambon, don Rambon. Shihe don Rambon. Fryej, Rambo. Ooo, sa po frikësohem unë, oooo!.”, dëgjohen thirrjet e njërit prej serbëve aty.
Në pamje gjithashtu serbët kërcënojnë policët e Kosovës se do të vriten.