Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përmes një postimi në twitter tha se Presidenti Joe Biden, nuk e përmendi dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në OKB.
E kjo sipas Grenellit kjo nënkupton se Shtëpia e Bardhë nuk e ka prioritet partneritetin me Ballkanin.
“Joe Biden nuk e përmendi dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në OKB. Është e qartë se Shtëpia e Bardhë nuk e ka prioritet partneritetin me Ballkanin, në asnjë mënyrë”, shkroi Grenell.
Kujtojmë se në tetor të vitit 2019, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Tash emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi është Gabriel Escobar