Të enjten në Kosovë do të mbahet protestë me traktorë dhe mjete tjera bujqësore para ministrisë së Bujqësisë.
Protesta do të mbahet nga fermerët e pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit.
Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se në protestë do të jenë 200 traktorë.
“Jemi të pakënaqur me kriteret: Na i ka bërë kontratat tek noteri, paramendoje ne me shku për një hektar tokë me ba kontratë tek noteri me pagu minimum 30 euro, a 75 euro është për hektar. Gjithashtu na e kanë imponuar të kemi 6 tonë në pikë grumbulluese. Në këtë formë, mbi 80 për qind e fermerëve kanë me e humb të drejtën e aplikimit nuk kanë me fitu kurgjo në bazë të kritereve që i kanë vendos”, ka thënë njëri nga organizatorët.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/21/auto_242531914_4484100951650892_5812648196732644672_n1632253540.jpg)