Analisti politik, Imer Mushkolaj ka ironizuar me prezantimin e kandidatit për kryetar tëp RISHTINËS nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se prezantim i tij me shumë tingëllonte si vizitor në kryeqytet.
“Për pesë minuta ia hapi lumenjtë Prishtinës, stadiumin e ktheu në liqe dhe, aty afër, e ndërtoi sallën koncertale me parkingje nëntokësore. Pa përmendur asnjë kosto financiare, asnjë afat kohor. Më shumë tingëllonte si vizitor në kryeqytet, se si pretendent për kryetar. Për gjithçka foli në mënyrë dëshirore: këtu munet me u bo, këtu ish dashtë me u bo. Oo Izet, nale!” deklaroi Mushkolaj, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
E pashë pak në "Rubikon" prezantimin e kandidatit të LDK'së për kryetar të Prishtinës. Për pesë minuta ia hapi lumenjtë Prishtinës, stadiumin e ktheu në liqe dhe, aty afër, e ndërtoi sallën koncertale me parkingje nëntokësore. Pa përmendur asnjë kosto financiare, asnjë afat kohor. Më shumë tingëllonte si vizitor në kryeqytet, se si pretendent për kryetar. Për gjithçka foli në mënyrë dëshirore: këtu munet me u bo, këtu ish dashtë me u bo. Oo Izet, nale!