Kandidati i LDK në Mitrovicë, Armend Agolli dje iu ka bërë ftesë kundërkandidatëve për një takim për të diskutuar për gjendjen në Mitrovicë.
Ai i cili nuk mori pjesë në takim ishte kandidati i LVV-së, Agim Bahtiri për të cilin tha se ishte e pritshme mbase ambienti dhe niveli i takimit do ta bënin të ndihej inferior.
Postimi në Facebook:
Sipas ftesës që dje u bëra kundërkandidatëve të mi, jemi takuar sot për një kafe të përbashkët, në lagjen e boshnjakëve.
Nganjëherë njeriu duhet ta dijë saktë se kur është koha të luftohet, e kur që të bisedohet dhe gjërat të rregullohen me dialog. Unë isha atje kur duhej të luftohej.
Sot, pa dallime partiake, ne duhet të qëndrojmë bashkë në përkrahje të banorëve shqiptarë që jetojnë matanë Ibrit. Ne e pëkrahim bashkimin e tyre në një iniciativ të përbashkët në mënyrë që roli i tyre në Komunën Veriore të Mitrovicës të rritet.
Falënderoj kundërkandidatin tim z. Bedri Hamza si dhe përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare “Mitrovica” z. Skender Sadiku dhe z. Erden Atiq, të cilët u bashkangjitën në këtë takim.
E pritshme mungesa e z. Bahtiri. Ambienti dhe niveli i takimit mbase do ta bënin të ndihej inferior. E mirëkuptojmë.
A.A