Reciprociteti/Liri Loshi paralajmëron ndërkombëtarët: Bie qeveria Kurti 2 me 50 %, ngritet qeveria Kurti 3 me 60 %

Aktuale

Reciprociteti/Liri Loshi paralajmëron ndërkombëtarët: Bie qeveria Kurti 2 me 50 %, ngritet qeveria Kurti 3 me 60 %

Nga: M.L. Më: 22 shtator 2021 Në ora: 14:31
Liri Loshi, Albin Kurti

Ish mjeku i luftës dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për deputet Liri Loshi vlerëson se reciprociteti i Kosoës ndaj Serbisë është argument i sovranitetit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se miqtë ndërkombëtarë duhet ta mbështetsin Kosovën për reciprocitetin e targave me Serbinë.

Taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe, ka qenë argument i frustrimit. Reciprociteti është argument i sovranitetit. Atë nuk mundet askush ta kontestojë. Miqtë tanë ndërkombëtarë na mbështeten për pavarësinë nga Serbia jo si provë, por si realitet. Tash duhet të na mbështesin për reciprocitetin e tagrave me Serbinë, neser për reciprocitetin në të gjitha fushat tjera”, shkruan Liri Loshi.

Ai thekson se qeveria Kurti duhet ta vendos reciprocitetin e plotë ndaj Serbisë, edhe nëse bie pas pesë minutave.

Qeveria Kurti duhet të vendos reciprocitetin e plotë tash menjëherë edhe sikur të binte pesë minuta më vonë. Askush nuk mund ta bëjë një qeveri kuislinge në Kosovë. Bie qeveria Kurti 2 me 50 për qind, ngritet qeveria Kurti 3 me 60 për qind”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat