ShSKUK nga e hëna rikthen operacionet jo emergjente

Aktuale

ShSKUK nga e hëna rikthen operacionet jo emergjente

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës nga data 27 shtator do të rikthejë operacionet jo emergjente (elektive) në të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme.

Rikthimi i operacioneve jo emergjente vjen pas uljes së numrit të rasteve të hospitalizuara me Covid-19.

Si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë pacientëve dhe qytetarëve të Republikës së  Kosovës të respektojnë masat antiCOVID dhe të vaksinohen”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat