Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në veriun e Kosovës.
Ai shkruan se çështja e reciprocitetit me Serbinë është punë e kryer dhe se Serbia i ka dy rrugë.
Ai shkruan se e gjithë bota e ka parë se me Serbinë nuk ka se çfarë të diskutohet për tema të parëndësishme.
Geci shkruan në një shkrim se Serbia ka sfiduar perëndimin.
Geci thotë se a është e gatshme Serbia që të shkaktoj një gjakderdhje të re në Kosovë e dinë ajo, ashtu siç e dimë edhe ne.
Madje sipas tij, kjo që ka ndodhur sot me reciprocitet ka qen e ditur para shumë kohe se do të ndodhë.
“Nuk është befasi për askënd …e as për Vuçiqin”, thotë ai.
Postimi i plotë:
Çështja e reciprocitetit është punë e kryer.
Serbia i ka dy rrugë:
a. O do ta mas b***n e ti vërsulën Kosovës si gjithmonë ....
b. O duhet ti kthehet dialogut pa kushte që ta mbyllë njëherë e mirë çështjen e Kosovës dhe procesi duhet të përfundoj me njohjen reciproke.
Vučiči ua ka bërë me dije ndërkombëtarëve, se njohje nga Serbia asnjëherë nuk do të ketë, gjithashtu ua ka hedhur poshtë kërkesën e ndërkombëtarëve për nënshkrimin e një memorandumi për paqe....! E gjithë bota e ka parë se me Serbinë nuk ka çfarë të bisedohet për tema të pa rëndësishme.
Gjithashtu Serbia publikisht ka sfiduar perëndimin dhe ka treguar haptazi se ka orientime Ruso-Kineze nga te cilat edhe është armatosur, çka i duhet perëndimit ta lusin më tej Serbinë kur ajo gjithmonë po tregohet anti Perëndim.
Kjo pra është arsyeja pse Perëndimi nuk i bën lutje më Serbisë.
Institucionet e Kosovës janë një nga 36 figurat e shahut, fatbardhësisht Albini ka qëlluar në pozicionin që me një lëvizje e ka fituar lojën...!
Vije pyetja çfarë kuptimi ka dialogu për çka të flasë Prishtina me Beogradin.
Se a munden Perëndimi ne pakufi me ju besuar rrenave të Serbisë dhe vasalëve të tyre brenda Kosovës u pa se loja mori fund, Serbisë i tha Merkel zgjidhë e merr, ja Rusin e Kinën ja Amerikën....!?
Albini me reciprocitet ua ka këputur rrenat në cungë Serbisë, dhe negociatorve te dikurshëm alias tradhtarëve, që ndanin tokat e Kosovës për fqinjë dhe vrisnin shqiptar me porosi, Vuča kësaj radhe e ka parë që ju ka “sosur sokaku”dhe mu për atë po vërgllat, vërrg vërrg vërrg.
Bashkësia ndërkombëtare i ka mësuar lojërat e Serbisë dhe e din shumë mirë, ashtu siç e dimë edhe ne se Serbia e njeh gjuhen e forcës.
Se a është e gatshme Serbia që të shkaktoi një gjakderdhje të re në Kosovë e dinë ajo, ashtu siç e dimë edhe ne.
Kjo që ka ndodhur sot me reciprocitet ka qen e ditur para shumë kohe se do të ndodhë.
Nuk është befasi për askënd …e as për Vuçiqin.
Vučiči, Isiči, Kristači, Dulliči, dhe Thači e kanë marr vesh dje se kthim mbrapa s’ka, me Vjosën dhe me Albinin ju ka hasur gozhda në nyje, me sa duket edhe ndërkombëtarët i kanë ndihmuar kësaj radhe Serbisë dhe Vučes, që t’ia luajnë lojën për popull nga frika e radikalve çetnik të Beogradit.
Matematikat e Beogradit kësaj radhe nuk e besoj që ju dali barazim i mirë,kisha pasur dëshirë që Serbia ti hynë luftës, pa bërë hesap fundin, ashtu siç i hyri Millosheviqi dhe humbi.
Kësaj radhe Serbinë e ka hedhur Perëndimi para aktit të kryer, kjo i bije a po hynë në binare, a po ta luaj .....!