Kryesia e Sindikatës së Re të KEK-ut po kërkon që punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, të stimulohen me ngritje të pagave gjatë kohës së pandemisë.
Kjo pasi infektimi i disa punëtorëve të KEK-ut me koronavirus ka bërë që përgjegjësit e të infektuarve ti marrin të pa infektuarit.
Nënkryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, po thotë se në këtë korporatë nuk respektohet siç duhet as ligji i punës.
“ Ne kemi punëtorët me ndrrime, që punojnë prej aprovimit të ligjit të punës prej vitit 2011 dhe nuk ju paguhet fundjava ashtu siç e përcakton ligji”.
Ky i fundit thotë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, paralajmërojnë edhe protestë.