Bedri Hamza: Pas Thaçit ishte i pari që i kuptonte aksionet në veri!

Aktuale

Bedri Hamza: Pas Thaçit ishte i pari që i kuptonte aksionet në veri!

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 21:53
Bedri Hamza

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës thotë se ishte i pari që ka ditur për aksionet në veri të vendit menjëherë pas kryeministrit.

Ai ka kujtuar aksionin e 25 dhe 26 korrikut të vitit 2011 kur u morën nën kontroll pikat 1 dhe 31.

Sa i përket aksionit në veri, ju e dini se edhe më herët ka pasur aksione në veri. Bile unë në atë kohë kam qenë Ministër i Financave. Po e them për herë të parë në studion tuaj, me bindje të plotë e them se kam qenë shqiptari i dytë që e kam ditë që ai aksion ka me ndodh. Në atë kohë ka qenë kryeministër Hashim Thaçi”, thotë Hamza.

Ka qenë një aksion që i ka vendos pikat kufitare në pikat 1 dhe 31 dhe sot ato funksionojnë si të gjitha pikat tjera. Ka qenë një aksion i koordinuar me faktorin ndërkombëtar dhe realisht e ka shtri prezencën e Kosovën në tërë territorin e Kosovës”, shtoi ai.

Sa i përket aksionit konkret, ajo që duhet me u zbatu duhet me u zbatu. Mirpo çka unë mendoj se, deri këtu kemi arrit në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Na nevojitet partneriteti me partnerët tanë strategjik. A ka ndodh kjo a s’ka ndodh, unë po dëgjojë deklarime të ndryshme, kjo mbetet me u vërtetu në të ardhmen”, theksoi Hamza.

Ndërsa sa i përket asaj se po përdoren çështje të ndryshme për zgjedhje, unë mendoj që paraqet pastaj sfidë për të ardhmen”, shtoi Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat