Për vendimin i cili e kthen ish-drejtorin, Basri Sejdiun në QKUK, ka reaguar edhe kardiologu Gani Bajraktari.
"Vendim jo meritor në aspektin përmbajtësor: Ish drejtori tashmë i dënuar si mashtrues e falsifikator merr një dënim të zbehtë edhepse ka shpifur, gënjyer e mashtruar edhe në këtë emision, ndërkaq ai kishte larguar nga puna një koleg i cili kishte thënë një të vërtetë që ngeli gjithëmonë e vërtetë- nën menaxhimin e tij (internist falsifikator) vdekshmëria në pacientët me infarkt akut ishte rritur 50% krahasuar me dy vite më parë, duke qenë më e larta në botë (15.5% në STEMI)!!
Vendim i gabuar në aspektin juridik: e dënon mashtruesin si Kardiolog, ndërkohë që ai është Internist (që vazhdon mashtrimin e opinionit dhe pacientëve)!!" ka shkruar ai në Facebook.