Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka jep mbështetje të fuqishme vendimit për reciprocitetin.
"Në botën e civilizuar implementimi i marrëveshjeve ndërshtetrore është gjëja më normale, dhe në këtë rast, kur Serbia nuk e bën këtë, Qeveria e Kosovës, me të drejtë aplikon instrumentin e reciprocitetit.
Është legjitime dhe secili nga spektri politik duhet ta mbështes fuqishëm këtë veprim!", ka shkruar Pacolli në reagim.
Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.