Bedri Hamza sonte ka folur rreth projekteve të tij si kandidat për kryetar komune, duke thënë se i përgjigjet vetëm Zotit, Ligjit dhe Qytetarëve.
Por nuk është e largët koha që ai iu përgjigjet me përulësi shefave të tij, duke realizuar punesime institucioni ku ai ishte shef për llogari të Thaçit dhe të fortëve të PDK-së.
Media në vitin 2017 kishte raportuar se si me shkuarjen e Bedri Hamzës në BQK, i është hapur dera edhe nipit të Lumnije Thaçit, Alban Gërxhaliut të punoj si zyrtar i ri për Integrim Evropian.
Media kishte siguruar listën e plotë të të punësuarve në këtë institucion prej kur ish-ministri i Financave të Kosovës Bedri Hamza, nga Partia Demokratike e Kosovës, është bërë Guvernator i BQK-së në vitin 2013.
Gjatë kësaj periudhe janë punësuar 54 veta, kryesisht të afërt me politikanë dhe njerëz me pozita udhëheqëse në Kosovë. Janë bërë shkëmbime punëtorësh me institucione tjera e graduar të tjerë.
Ndërkohë brenda kësaj kohe janë pensionuar ose dorëhequr 22 persona tjerë.
Zyrtarë brenda këtij institucioni kishin deklaruar disa nga lidhjet familjare të të punësuarve nga viti 2013 e deri në mars 2016.
Ata dëshmojnë se me ardhjen e Hamzës në BQK i është hapur dera edhe nipit të zonjës së parë të shtetit, Alban Gërxhaliut të punoj si zyrtar i ri për Integrim Evropian.
Albani është djali i vëllaut të Lumnije Thaçit, bashkëshortes së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.