Vetëvendosje: Pas Thaçit dhe Vuçiqit, ky është politikani që ka pas informacione për shkëmbimin e territoreve

Aktuale

Vetëvendosje: Pas Thaçit dhe Vuçiqit, ky është politikani që ka pas informacione për shkëmbimin e territoreve

Nga: A.M Më: 23 shtator 2021 Në ora: 10:24
Lëivzja Vetëvendosje

Sekretari për Media dhe Komunikim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar ndaj kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, pas deklaratës së tij se ai ka qenë shqiptari i dytë pas Thaçit që ka pas informacione për aksionin në veri në vitin 2011.

Manxhuka në një postim në Facebook tha se duke u bazuar në këtë deklaratë do të thotë se Hamza ka pas njohuri për planin e shkëmbimit të territoreve.

“Bedri Hamza paska thënë se kur ka pasur aksione në veri, merrja vesh menjëherë pas Thaçit. Do të thotë z.Hamza edhe planin për ndarjen e veriut dhe shkëmbimit territorial e paska ditur menjëherë pas Thaçit e Vuçiqit”, shkroi Manxhuka, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Bedri Hamza paska thënë se kur ka pasur aksione në veri, merrja vesh menjëherë pas Thaçit. Do të thotë z.Hamza edhe planin për ndarjen e veriut dhe shkëmbimit territorial e paska ditur menjëherë pas Thaçit e Vuçiqit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat