Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.
“Mirëmëngjes të gjithë qytetarëve të Kosovës, më lejoni t’iu bëj disa pyetje. A doni të shkoni sërish në stadium të mbushur me njerëz? A doni të futeni në qendrat tregtare lirshëm? A doni të shijoni koncertet në ambiente të mbyllura këtë dimër, apo të takoni familjarët të cilët bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara pa frikën se po ua bartni COVID-19? Atëherë, vaksinohuni tash. Përvishni mëngët këtë verë për mbrojtje të plotë kundër COVID-19”.
Ambasadori gjerman, që është bërë pjesë e fushatës së ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim, ka deklaruar se vetëm duke u imunizuar kundër COVID-19 mund t’i kthehemi jetës normale.
“Ne të gjithë duam që t’i kthehemi normalitetit dhe ta shmangim një mbyllje totale gjatë dimrit. Kjo është arsyeja pse secili vaksinim vlen”.