Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka paraqitur një grafikë ku shihet vaksinimi i popullatës në Kosovë në raport me vendet tjera të rajonit.
Sipas tij, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka bërë që popullsia e Kosovës të jetë e vaksinuar 7 herë më shumë se Kroacia, 4 herë më shumë se Shqipëria dhe 3 herë më shumë se Serbia.
Postimi në Facebook:
Çfarë ka bërë Arben Vitia:
Në raport me popullatën vaksinimi në Kosovë është:
- 7 herë më tepër se në Kroaci,
- 4 herë më tepër se në Shqipëri,
- 3 herë më tepër se në Serbi,
- 2.8 herë më tepër se në Mali të Zi,
- 2.3 herë më tepër se në Maqedoninë Veriore dhe
- 1.5 herë më tepër se në Slloveni.
Mos të harrojmë që në Kosovë vaksinohemi vetëm me vaksinat e aprovuara si AstraZeneca dhe Pfizer.
