Për situatën në veri mes policisë së Kosovës dhe protestuesve serbë ka reaguar edhe Gjermania.
Ambasadori i kësaj të fundit në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se pajtohet me konstatimin e amerikanëve të cilët patën takim me Kurtin në Prishtinë, se situata duhet të shtensionohet urgjentisht.
Rohde madje në një postim në Twitter, ka thënë se shtensionimi dhe ri-angazhim janë “nevoja të orës”.
“Plotësisht dakord. Shkallëzimi dhe ri-angazhimi janë nevoja e ores”, ka thënë Rohde.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/23/auto_Screenshot_8-71632413935.png)