Policia e Kosovës po vazhdon të qëndroj në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.
Në Bërnjak, situata është e qetë dhe nuk ka provokime nga ana serbe.
Policia po vazhdon kontrollet ndaj qytetarëve që po kalojnë kufirin në këmbë.
Që nga dita e hënë Forcat e Njësisë Speciale të Kosovës po qëndrojnë në veri, në pikën kufitare në Jarinje.
Kjo përshkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targa.