Kryesia e shoqatës “Kosova për Sanxhakun” i ka dërguar një letër Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në letrën e shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, thuhet se e kanë mirëpritur lajmin për aplikimin e reciprocitetit për tabelat e automjeteve.
Kryetari i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi në letrën e shkruar ka kërkuar që të mbahet premtimi për “kompensimin e çfarëdo dëmi që ju bëhet bashkëkombësve tanë, në Luginë të Preshevës”, si dhe në të, të përfshihen edhe shqiptarët e Sanxhakut..
Letra e plotë:
I nderuar z. ministër Sveçla, ne anëtarësia, simpatizantët kryesia e shoqatës “Kosova për Sanxhakun” me kënaqësi morëm lajmin për aplikimin e reciprocitetit për tabelat e automjeteve.
Ne anëtarësia, aktivistes e me theks të veçantë kryesia jemi ata të cilët më së shumti i kem ndier maltretimet që në janë bërë në pikat kufitare Bërnjak e Jarinjë. Vendimi i qeverisë është i mirëpritur nga ne, por edhe nga shumica popullit të Sanxhakut, shqiptarë e boshnjakë.
Andaj kryesia e shoqatës “Kosova për Sanxhakun” në emër të anëtarësisë nga Kosova dhe Sanxhaku kërkojmë nga ju që premtimin që e keni dhënë në lidhje me “kompensimin e çfarëdo dëmi që ju bëhet bashkëkombësve tanë, në Luginë të Preshevës”, të përfshijë edhe shqiptarët tjerë që jetojnë në Serbi, posaçërisht shqiptarët e Sanxhakut.
Jemi të sigurt se kjo kërkesë e jona do të shqyrtohet dhe do t’i përgjigjeni pozitivisht, sepse janë pjekë kushtet që ta kthejmë vëmendjen kah shqiptarët e Sanxhakut, të cilët deri më tani kanë qenë të anashkaluar.
Me respekt në emër të kryesisë:
Kryetari i shoqatës “ Kosova për Sanxhakun”
Ismet Azizi