​Gërvalla fton Bangladeshin të investojë në Kosovë

Aktuale

​Gërvalla fton Bangladeshin të investojë në Kosovë

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 22:50
Pamje nga takimi

Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar sot me ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Bangladeshit, Shahriar Alam.

Sipas komunikatws ministrore, së bashku i vlerësuan të shkëlqyera raportet ndërmjet dy shteteve dhe biseduan për mundësi të thellimit të bashkëpunimit dypalësh.

Në fokus kishin bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar dhe krijimin e mundësive për komunitetet e bizneseve të të dyja vendeve për bashkëpunim.

Gërvalla ka theksuar se prioritet i Qeverisë së Kosovës, përveç forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është tërheqja e investitorëve të huaj dhe hapja e vendeve të reja të punës dhe për këtë e ka njoftuar ministrin Alam se Kosova ofron një ambient tejet të favorshëm për të bërë biznes.

“Investitorët përveç se kanë në favor sistemin e taksave, ne po ashtu kemi një fuqi punëtore të përgatitur dhe mbi të gjitha jemi një vend me një pozitë tejet të përshtatshme gjeografike. Këto dhe shumë elemente të tjera e bëjnë Kosovën vend të përshtatshëm dhe të sigurt për investitorët”, ka shtuar më tej ajo.

Nga ana e tij, ministri Alam ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim dypalësh dhe gjithashtu ka theksuar se Bangladeshi do ta vazhdojë përkrahjen ndaj Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat