Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi së bashku me George Soros.
Rama e quan mik të çmuar Sorosin, kjo ka bërë që të reagojë ashpër kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.
Ai shprehet se, Rama po e shpallë hapur miqësinë e tij me armiqtë e përbetuar të kombit shqiptar.
Sipas tij, Rama po e bënë argatin e Sorosit dhe Vuçiqit.
Reagimi i plotë:
RAMA AS NUK E FSHEH MË RRESHTIMIN E TIJ ME ARMIQTË E SHQIPTARËVE.
Tashmë Edvin Kristaq Rama po e shpall hapur miqësinë e tij me armiqtë e përbetuar të Kombit Shqiptar!!!
Rama e bënë argatin e këtyre dy armiqve të përbetuar të shqiptarëve.
- Plani i Soros është formimi i Jugosllavisë së re nën ombrellën e të ashtuquajturit "Balkani i Hapur"!
- Plani i Vuçiqit - zhbërja e shtetit të Kosovës dhe dalja në detin Adriatik nën ombrellën e të ashtuquajturit "Ballkani i Hapur"!
"Tradhtia kombëtare cilësohet si akti më ekstrem kundër kombit dhe sovranitetit të një vendi dhe si e tillë është objekt i veprës penale që ndëshkohet me ligj".
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/24/auto_242789825_10226665032241813_4088897476542169323_n1632474563.jpg)