Dita e pestë/Bllokadat mbesin të palëvizura në Jarinje e Bërnjak, flasin nga Policia për gjendjen

Aktuale

Dita e pestë/Bllokadat mbesin të palëvizura në Jarinje e Bërnjak, flasin nga Policia për gjendjen

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 11:59
Jarinje

Edhe në ditën e pestë rrugët që të çojnë në pikëkalimet kufitare në veri të vendit, vazhdojnë të jenë të bllokuara në veri të vendit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë  se “vlerësohet të jetë një situatë e njëjtë me pengesat e ndryshme të vendosura me automjete, mjete të rënda transportuese, zhavor etj, në lokacione të ndryshme drejt pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak”.

“Policia e Kosovës, bazuar në autorizimet kushtetuese dhe ligjore si dhe bazuar në planifikimet operacionale në vazhdimësi po realizon ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, përfshirë në të gjitha pikat kufitare me qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë – konkretisht targave të automjeteve, veprime këto të cilat janë duke vazhduar edhe sot. Policia e Kosovës në vazhdimësi ka përcjellë dhe monitoruar situatën dhe është kujdesur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, referuar situatës dhe zhvillimeve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, vlerësohet të jetë një situatë e njëjtë me pengesat e ndryshme të vendosura me automjete, mjete të rënda transportuese, zhavor etj, në lokacione të ndryshme drejt pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak”, u shpreh Kelani.

Ndryshe Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targa me Serbinë duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës.

Kjo e tensionoi shumë situatën në veri të vendit ku qytetarët serbë në shenjë proteste bllokuan rrugët në pikëkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat