Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të fotografisë së Edi Ramës me George Soros.
Berisha ka publikuar dy fotografi në profilin e tij në facebook, atë të Vjosa Osmanit me Bill Klinton dhe të Edi Ramës me Geroge Soros.
Ai thotë se Klinton është burr i madh i kombit shqiptar që udhëhoqi betejën e NATO-s për çlirimin e Kosovës.
Ndërsa për Soros thotë se është tradhtar i kombit shqiptar.
Postimi i plotë:
Një foto me dy antipodet e historisë së kombit shqiptar!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ish presidentin Bill Klinton, burrin e madh te kombit amerikan që udhëhoqi betejën e NATO-s për çlirimin e Kosovës.
Ne anën tjetër Zografi bis me një armik tjetër të kombit shqiptar, multimiardierin George Soros që rikthyen kontrollin e shoqërisë civile dhe të sistem të drejtësisë nga partia shtet në Shqipëri dhe së bashku me serbomadhin Vuçiq projektuan ndarjen e Kosovës, vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon. Sb