Tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke fluturuar në territorin e Serbisë, afër pikave kufitare në Jarinë dhe në Bërnjak.
Fluturimi i helikopterëve të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovë, vjen në ditën kohën kur rruga në vendit tonë po mbahet e bllokuar nga protestuesit serbë, të cilët po kundërshtojnë vendosjen e reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë.
Demonstrimin i forcës ajrore ushtarake serbe, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, e konsideron kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën nga Ushtria Serbe.
“Tre helikopterët ushtarakë serbë, të tipit ‘Gazela’, duket se kanë thyer Marrëveshjen e Kumanovës dhe marrëveshjen me NATO-në, sepse kanë hyrë në territor ku nuk guxojnë të hyjnë”, ka thënë Musliu.
Ai thotë se pas kësaj NATO është dashur të intervenojë menjëherë, sepse është një thyerje flagrante e hapësirë së një shteti sovran, e cila kontrollohet nga Aleanca Veriatlantike.
“E tërë kjo mund të konsiderohet si tentim agresioni apo si agresion. Por, ky është një presion, që nuk është i panjohur në gjuhën ushtarake dhe politike”, tha ai.